Life Style

Juli poston foton në “Instagram”, komenti i ish-banores së BBV3 merr vëmendjen e të gjithëve: Të duhej…

Ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vazhdojnë që të tërheqin vëmendjen e publikut. Mjafton një postim në rrjetet sociale apo ndonje deklaratë nëpër intervista të ndryshme dhe menjëherë e gjithë vëmendja është tek ata.

Ish-finalisti, Julian Deda, ka publikuar një ditë më parë një fotografi në “Instagram”, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit e tij. Në foton në fjalë, aktori i dashur për publikun shfaqet i veshur me një kostum veror ngjyrë jeshile. Ndërkohë krahas imazhit ai shkruan:

”Zbatht…!”, pasi nuk ka veshur këpucë.

Teksa komentet janë të shumta në këtë postim, vëmendjen e ka marrë ai i astrologes së njohur, Meri Shehu. ”Të duhej një zemër jeshile”, ka shkruar ish-banorja e BBV3, duke lënë edhe një emoji zemër jeshile. Nga ana tjetër, Juli ende nuk i ka kthyer përgjigje/sot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button