Gjenden rrënojat e anijes luftarake! Zhytësit: Pas një shekulli është dëmtuar shumë pak nga deti
Një ekip zhytësish në Skoci kanë zbuluar rrënojat e humbura të anijes luftarake të Luftës së Parë Botërore, që besohet se i përket Marinës Mbretërore. Ekspertët thonë se edhe pas një shekulli në shtratin e detit, ajo ishte ende në gjendje të mirë, ku janë gjendur shumë artefakte
Një grup zhytësish të angazhuar në gjetjen e anijeve të mbytura në luftën e parë botërore beson se ka arritur të zbulojë një luftanije të Marinës Mbretërore të Skocizë.
Gjetja është shënuar në brigjet e Aberdeenshire të Skocisë, ndërsa për identifikimin e plotë është kërkuar mbështetja dhe e Marinës ushtarake e cila ka edhe evidencat e plota.
Megjithatë paraprakisht janë zbuluar detaje nga historiku i luftanijes, që janë mbajtur shënim në ditare apo historitë e ushtrisë.
Në Luftën e Parë Botërore, ajo u vendos në skuadrën e 10-të të kryqëzatave me një ekuipazh prej rreth 570 anëtarësh.
Por në tetor të vitit 1914 u godit nga një silur prej nëndetëseve gjermane duke u djegur dhe zhdukur më pas në thellësinë e detit në vetëm 8 minuta. 70 pjesëtarë të ekuipazhit i mbijetuan ngjarjes.
Zhytësit thonë se në bord gjenden artefaktë të shumta.
“Shumë stoli janë ende në vend. dhoma me artefakte – filxhanë çaji, lojë me birila dhe pjatat që janë në dysheme”, kanë thënë ata.
Madje edhe armët janë ende aty, dhe pak është dëmtuar nga deti për shkak të ambientit ku edhe është mbytur.
Madje mjeti lundrues ka edhe një histori të veçantë. Në vitin 1911, ajo u dëmtua në një përplasje në Solent që konsiderohet një anije identike me Titanikun./OraNews