Çfarë është lija e majmunit?
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende të tjera të Afikës, një emergjencë globale të shëndetit publik.
Lija e majminit është zakonisht një sëmundje e lehtë, por mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion në fytyrë dhe duar, duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse.
Brenda një qendre mjekësore në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, ekipet mjekësore po përpiqen të identifikojnë pacientët e sëmurë me linë e majmunit, ndërsa i pacientëve të prekur në këtë qytet, sa vjen e shtohet.
Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunit, që është përhapur në Kongo dhe vende të tjera të Afikës, një emergjencë globale të shëndetit publik.
Vendimi erdhi pas konfirmimit se fëmijë dhe të rritur në më shumë se 13 vende janë prekur nga lija e majmunit, ndërsa është përhapur një variant i ri i infeksionit viral.
Lija e majmunit është raportuar në Republikën Demokratike të Kongos prej më shumë se një dekade dhe numri i rasteve të raportuara çdo vit është rritur gradualisht gjatë kësaj periudhe.
Vitin e kaluar u raportua për një rritje të konsiderueshme të rasteve dhe aktualisht numri i rasteve deri tani është më i lartë se sa numri total i rasteve vitin e kaluar, me më shumë se 14,000 të prekur dhe 524 të vdekur”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghenreyesus.
Më herët gjatë këtij viti, shkencëtarët njoftuan shfaqjen e një variant të ri të lisë së majmunit në një qytet minierash në Republikën Demokratike të Kongos, i cili mund të shkaktojë vdekjen e deri në 10 për qind të personave të prekur dhe i cili përhapet më shpejt.
Lija e majmunit përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë me personat e infektuar, përfshirë marrëdhëniet intime.
Ndryshe nga rastet e mëparshme të shpërthimit të lisë së majmunit, ku inflamacionet shfaqeshin kryesisht në kraharor, duar dhe këmbë, varianti i ri ka simptoma më të lehta dhe shkakton inflamacion në organet gjenitale. Kjo e bën më të vështirë identifikimin e virusit, çka do të thotë, se njerëzit mund ta trasmetojnë sëmundjen tek të tjerët, pa e ditur se janë të infektuar.
“Eshtë shumë e rëndësishme të kemi më shumë të dhëna mbi sëmundjen në vendet që është përhapur dhe vendet që janë në rrezik. Duhet të kuptojmë më mirë se si transmetohet sëmundja, cili grup është më i rrezikuar dhe si zhvillohet virusi. Nëse e kuptojmë më mirë sëmundjen, atëherë do të mund të përdorimim në mënyrë efektive dhe tek një grup i caktuar, atë numër të kufizuar të vaksinave që kemi në dispozicion”,thotë Maria Van Kerkhove, drejtore e departamentit për parandalimin e epidemive dhe pandemive pranë OBSH-së.
Çfarë është lia e majamunit?
Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me “linë”. Deri së fundmi, rastet e prekjes së njerëzve nga ky infeksion viral ishin shënuar në pjesën qendrore dhe perëndimore të Afrikës, ku popullata kishte më shumë kontakt me kafshët e prekura.
Në vitin 2022, për herë të parë u konfimuar përhapja e virusit përmes marrëdhënieve intime dhe virusi u përhap në më shumë se 70 vende në të gjithë botën, të cilat nuk kishin raportuar më parë prani të kësaj sëmundjeje.
Lija e majmunit i përket së njëjtës kategori virusesh si lija, por shkakton simptoma më të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Njerëzit e prekur më rëndë mund të kenë skuqje ose enjtje në në fytyrë, duar, gjoks dhe organet gjenitale.
“Është një sëmundje virale që është shumë e zakonshme në Afrikën qendrore dhe perëndimore dhe përhapet kryesisht te brejtësit. Dhe herë pas here prek kafshë të tjerë si majmunët dhe prek edhe njerëzit”, shpjegon Jorge Osorio, Drejtor Instituti Global i Shëndetit pranë universitetit Wiskonsin-Madison.
Pavarësisht emrit “lija e majmunit”, ka të ngjarë që nuk janë majmunët, por brejtësit ata që shkaktojnë sëmundjen.
Rasti i parë i identifikuar tek një njeri me linë e majmunit i përket vitit 1970. I infektuar ishte një djalë i ri inga një zonë e largët e Kongos.
Sa serioze është lija e majmunit për njerëzit?
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse për një në 10 persona.
Shumica e pacientëve me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje.
Të prekurit më rendë mund të kenë skuqje ose enjtje në fytyrë dhe duar, që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Shumica e njerëzve shërohen në një periudhë nga dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital. Lija e majmunit mund të jetë vdekjeprurëse për disa të prekur dhe mendohet se është më e rëndë tek fëmijët.
Duke folur në vitin 2022, Dr. Olivia Kasirye, zyrtare e shëndetit publik në qarkun Sakramento, të Kalifornisë, shpjegoi se një pacient mund të përhapë infkesionin deri në momentin që i janë shëruar të gjitha inflamaciont.
“Një person konsiderohet i infektuar që nga fillimi i simptomave derisa skuqjet e lëkurës të kenë zënë kore dhe koret të kenë rënë dhe të ketë një shtresë të re të lëkurës. Përhapja e sëmundjes ndodh kryesisht nga pështyma, skuqjet e lëkurës ose veshjet apo shtrojet e krevatit të kontaminuara”, tha ajo.
Ekzistojnë dy vaksina të licencuara për linë e majmunit në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu të paktën dy barna antivirale të licencuara për përdorim nga njerëzit me sëmundje të rënda.
Çfarë dimë për rastin e fundit të shpërthimit të lisë së majmunit?
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollonin e Sëmundjeve në Afrikë tha se këtë vit lija e majmunit është identifikuar në 13 shtete dhe se 96 për qind e të gjitha rasteve dhe vdekjeve janë regjistruar në Kongo. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të prekurve është rritur me 160 për qind dhe numri i vdekjeve me 19 për qind.
Deri tani, janë identifikuar 14 mijë raste dhe kanë vdekur 524 persona.
Drejtori i Komitetit të Emergjencave kundër lisë së majmunit tha se janë raportuar raste në shtete si Uganda, Ruanda, Burundi and Kenia, shtete të cilat nuk ishin prekur më pare./VOA/OraNews