Lajme

“Ooo zoti President”, Meta rrëfen bisedën në telefon me drejtorin dhe kërcënon bankat: Ju falimentoj brenda 24 orëve më keq se Suden, ju them shqiptarëve të tërheqin depozitat!

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se një bankë e nivelit të dytë ku ai ka llogarinë e partisë, ka tentuar që këtë të fundit t’ia bllokojë.

Sipas Metës, drejtoresha e kësaj banke ka kërkuar që të shkojë vetë ai për të firmosur kalimin e pagave për punonjësit e PL.

“Nuk dua të them emrin e bankës se nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 ore, duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet nga ajo bankë dhe nga çdo bankë, ta falimentoj më keq se Suden”, tha Meta.

Pas kësaj kërkese, që sipas Metës tregon se Drejtoresha nuk e njeh Presidentin e PL, ai thotë se ka telefonuar drejtorin e bankës dhe i ka treguar për rastin që e cilëson të paprecedentë.

“Si je? ‘ooo zoti President, kënaqësi e madhe të dëgjoj pas kaq kohësh’. Ti e di i thash që unë jam President. ‘Po si se di’, tha. Po seç ke një drejtoreshë ti atje që nuk e di që unë jam President i PL, se kërkon që të vij unë për të firmosur për pagat e punonjësve të PL e kështu me radhë…

‘Më vjen keq tha, si mund të vish ti këtu’. Unë jam gati i thash të vij, të vijë dhe ajo, se kjo nuk na ka ndodhur me ndonjë bankë tjetër. ‘Jo më tha,  kjo është një gjë e çuditshme’. Jo vetëm kaq i thash, madje ka kërkuar që të shkojë Presidenti dhe në Lundër ku kanë arkivat, por kjo nuk është normale.

Ai pas dy-tre orësh dërgoi një përgjigje në mesazh, dhe tha ‘më vjen keq dhe që nesër mund të vijë personi i autorizuar’… unë nuk e them emrin e bankës së nuk dua të dëmtoj asnjë bankë.

Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëja thirrje gjithë shqiptarëve që të tërhiqnin kursimet nga kjo bankë…”, tha ai./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button