Life Style

“300 km larg Tiranës”/ I shpallur në kërkim prej javësh për sherrin në Pejë, Stresi zbulon vendndodhjen e tij nga arratia: Jemi të pafajshëm

Reperi Stresi ka reaguar sërish nga arratia lidhur me akuzat për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë. Përmes rrjeteve sociale, ai ka deklaruar se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Stresi theksoi se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjen dhe se është i bashkëngjitur në këtë pozicion me Noizy-n dhe DJ Crax-in

Ai ka shprehur besimin se, pasi të përfundojë çështja, ata do të rikthehen me projekte të mëdha dhe ambicioze. Sipas tij , vendimi për ekstradimin e Noizy-t është absurd dhe e paarsyeshme, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy, së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, u arrestuan në Shëngjin nën akuzën se, bashkë me disa individë të tjerë, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh i njohur në TikTok, në një lokal në Pejë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button