Lajme
Aksident i Rëndë në Aksin Fier-Seman, Humb Jetën Një 64-Vjeçar
FIER – Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Topoj. Sipas burimeve të para, një automjet ka tentuar një parakalim të pasigurt dhe ka përplasur një motomjet që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka humbur jetën shtetasi rreth 64 vjeç, Vladimir Sema. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i viktimës pritet te transportohet në morg për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka shkaktuar tronditje në komunitetin e zonës, ku Vladimir Sema ishte i njohur. Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht në raste parakalimesh.