Sport

Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet pak para përfundimit. Pamjet e frikshme

Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli. Trupi i sportistit fatkeq serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit.

Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukiqit, pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas prë hetimin e ngjarjes.

Sipas biografisë së Dukiqit në faqen e internetit të eventit, serb ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button