Lajme

Mbi 61 mijë mjete të regjistruara për herë të parë gjatë 7 mujorit, shqiptarët po blejnë në Kore

Flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë periudhvs janar – korrik 2024, janë regjistruar për herë të parë 61 081 mjete, ose 45% më shumë krahasuar me 7 mujorin e vitit 2023.

Ndërkohë që për muajin korrik, regjistrohet rekord shifrash të mjeteve të regjistruar për herë të parë për vitin 2024, prej 10 724 regjistrimesh, ose 34 % më shumë krahasuar me korrik 2023.

Sipas DPSHTRR, 83% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 117% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019.

Shtetet kryesore të origjinës janë Italia me 18.2 %, Republika e Koresë me 17.4 %, Gjermania me 17.2 %,  Zvicra me 9.1 %, SHBA me 6.7 % dhe Kina me 5.7 %.

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë 3 857 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me moshë mesatare mbi 22 vjeçare./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button