Shëndet

Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore.

Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve. Patëllxhani është një nga ushqimet më të mira për diabetikët sepse përmban pak karbohidrate.

Me lëngun e tij, mund të përgatisni një pije krejt natyrale për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak
Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, duhet të konsumoni më shumë perime që përmbajnë sasi të kufizuara niseshteje por shumë yndyrna të shëndetshme dhe proteina.

Nëse diabetikët nuk heqin dorë nga karbohidratet, duhet të paktën të konsumojnë ato ushqime që janë të pasura edhe me fibër.

Përbërësit:
1 Patëllxhan
Lëngu i një limoni
Ujë
Përgatitja:
Prijeni patëllxhanin në copa të vogla dhe hidhini në një tenxhere të mbushur mesatarisht me ujë.

Ziejini për 5 deri në 10 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri. Pasi lëngu të jetë ftohur, filtrojeni dhe hidheni në një gotë qelqi. Shtoni lëngun e limonit dhe pijeni. Këtë pije mund ta konsumoni rregullisht për një muaj për të ulur nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.

Diabetikët duhet të konsumojnë më shumë patëllxhanë
Patëllxhani është një perime që ka pak karbohidrate por shumë fibër. Kjo perime gatuhet lehtë dhe përfshihet në shumë receta interesante. Patëllxhani është një perime që përmban pak kalori dhe asnjë gjurmë kolesteroli.

Ai nuk përmban kripë dhe nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak. Patëllxhani është i mbushur me antioksidantë dhe është efikas në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e ndryshme. Patëllxhani përmban kalium, një mineral esencial që parandalon isheminë dhe ngritjen e tensionit të gjakut.

Patëllxhani është një zëvëndësues ideal i mishit në regjimet vegjetariane. Ai ka aftësinë të forcojë kockat, parandalojë osteoporozën, reduktojë simptomat e anemisë, fuqizojë funksionet e trurit, përmirësojë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojë me rënien në peshë./Monitor/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button