Ja cilat janë disa mënyra për të ulur rrezikun e kancerit në zorrën e trashë sipas dietologëve
Ekspertët e shëndetit kanë alarmuar se kohët e fundit numri i pacientëve që diagnostifikohen me simptomat e kancerit kolorektal ose siç njihet ndryshe kancerit në zorrën e trashë është shtuar.
Ata apelojnë se numri i pacientëve me këtë sëmundje nga mosha 20 vjeç në atë 30 vjeç është vërtet alarmuese.
Dietologia për pacientët me kancer, Nichole Andrews tregon mënyrat për të ulur rrezikun nga kjo sëmundje.
Si një dietologe për kancerin, unë dua që t’iu edukoj për gjëra të cilat rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e trashë dhe më pas gjërat që mund të bëni për të ulur ose për të mbajtur në kontroll këtë rrezik,” shprehet ajo.
Disa këshilla që duhen ndjekur janë:
“Gjëja e parë që duhet të bëni është që të hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur nga alkooli. Pasi pijet alkoolike rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.”
Alkooli konsiderohet i dëmshëm pasi në vend që të trupi ta tresë atë, ai e zbërthen në një kimikat të quajtur acetaldehid. Një kimikat ky i cili demonton ADN-në dhe parandalon trupin që të rigjenerohet.
Mos konsumoni mish të përpunuar
Sipas dietologes se konsumimi i mishit të përpunuar është rrezik për kancerin kolorektal, veçanërisht konsumimi i mishit të kuq, si mishi i derrit, viçit ose qengjit. Ajo këshilloi gjithashtu që të mos konsumohen specat djegës apo mishrat e tjerë të përdorur në sanduiçe, pica apo ushqime të tjera.
Hiqni dorë nga pirja e duhanit
“Nëse po pini duhan, patjetër që jeni duke rritur rrezikun e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju rrisni rrezikun e kancerit më keq nëse kombinoni duhanin me alkoolin,” tha dietologia.
Mbani një dietë të pasur me fibra
Konsumimi i 30 gramë fibra gramë në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit në zorrën e trashë. Dietologia Nichole Andrews rekomandon që të konsumohen më shumë produktet që vijën nga prodhimet bimore si frutat, perimet, drithërat, fasulet, bishtajoret, arrat dhe farat.
Për ta shmangur rrezikun në zorrën e trashë dietologia sugjeron që të jeni aktivë gjatë gjithë ditës. Shmangni qëndrimet e gjatë në një vend dhe të vend të kësaj mendoni të bëni shëtitje të gjata, të luani me fëmijët në park apo edhe të bëni aktivitete të ndryshme që iu mbajnë të angazhuar.
Bëni kontrolle të vazhdueshme
Sipas Nichole Andrews kontrollet për kancerin nisin kryesisht nga mosha 45 vjeç, por përjashtohen rastet kur simptomat shfaqen më herët ose sëmundja ka një “histori familjare”.
“Të gjithë duhet të kontrollohen dhe të këshillohen me një mjek specialist. Kjo është mënyra më e mirë për të evidentuar sëmundjen dhe më pas ta kontrolloni atë,” sugjeron dietologia për pacientët me kancer./OraNews