Life Style

PAMJET E RËNDA/ E reja dhu*nohet bru*talisht teksa konsumonte darkën, akuzon personazhin e njohur të televizionit 

Një e re e quajtur Klea Prenga ka akuzuar në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.

Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

E reja ka pësuar plagë dhe të çara në fytyrë, ndërsa ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.

Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.

“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. 

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. 

Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time,” shkroi ajo në Instagram përkrah pamjeve të rënda që tregojnë plagët e marra. /BW/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button