Vendi

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë, temperaturat shkojnë deri në …

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje të territorit.

Në relievet e larta malore në ekstremin verior e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë priten reshje shiu të izoluara, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi  10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button