Bota

E pazakontë në Zelandën e Re/ Mbiushqente qenin derisa e ktheu në obez, dënohet me burg pronarja

Bie në pranga pronarja e një qeni në Zelandën e Re. Mësohet se pronarja e ktheu qenin e saj Nuggi në obez, duke e ushqyer më shumë seç duhej.

Nuggi u mor nën kujdes nga veterinerët kur u shpëtua nga shtëpia, por ngordhi dy muaj më vonë si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Veterinerët thanë se këmbët e tij po shembeshin nën peshën e trupit të tij të madh.

Nuggi peshonte 53.7 kg dhe ishte aq obez sa nuk ishte e mundur të dëgjohej zemra e tij me stetoskop për shkak të dhjamit, tha Gjykata e Qarkut Manukau.

Mjerisht ne shohim kafshë në baza ditore që janë nën peshë, të uritur ose të kequshqyera, por është po aq zemërthyese të shohësh një kafshë të pafuqishme që është i mbiushqyer.” tha veterineri Todd. “Nuggi po ushqehej në mënyrë drastike dhe në vend që të kërkonte ndihmë ose të ndryshonte sjelljen, pronari i tij vazhdoi ta ushqente shumë derisa ai mezi ecte. Kjo është e papranueshme.”

Pronarja e qenit u deklarua fajtore ku u dënua me dy muaj burgim dhe u urdhërua të paguante dëmshpërblime prej 514 paund. Gjithashtu nuk do ti lejohet mbajtja e qenve për 12 muaj./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button