Lajme

Tavo apo Gjikuria? Mbi 23 mijë qytetarë vendosin sot drejtimin e Bashkisë

Rreth 23 mijë qytetarë kanë të drjetë për të votuar në zgjedhjet e së dielës në Himarë. Janë 36 qendra votimi ndërsa qytetarët do të mund t votojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes.

Rreth 23 mijë persona kanë të drejtë për të votuar të dielën në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Hiamrës. Edhe pse numri i votuesve është i lartë historiku i zgjedhjeve atje tregon se vetëm 1/3 e tyre merr pjesë në votime.

Janë 36 qendra votimi në të cilat himariotët mund të votojnë për dy kandidatët Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga Koalicioni Bashkë fitojmë.

Procesi do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas të gjitha kutitë do të grumbullohen në KZAZ nr 88 dhe më pas do të nisë procesi i numërimit.

Fituesi i zgjedhjeve pritet të shpallet paraditen e së hënës.

Në zgjedhjet e vitit 2023 bashkinë e fitoi Fredi Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 3840 vota përkundrejt Jorgo Goros së PS-së, i cili fitoi 3821 vota.

Zgjedhjet në Himarë vijnë pasi fituesi i tyre në 2023-in, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para votimeve dhe u shpall fajtor me vendim të formës së prerë.

Arrestimi i tij shkaktoi jo vetëm debat të brendshëm por edhe krisje të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës zyrtare./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button