Sport

Shpërthen drejtori sportiv i Kukësit: Të gjitha klubet shqiptare janë si Tirana, duhet të futet SPAK-u në lojë

Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas eliminimit të Egnatias dhe Partizanit nga Liga e Konferencës.

Ai është ndalur edhe te çështja e Tiranës  për “fshehje të të ardhurave” në sezonet 2014-2016

Halili shkruan se në lojë duhet të futet edhe SPAK-u për shkak se ka shumë klube të tjera si Tirana.

“Ja panë hajrin “Final 4″. Siç e ka emrin ashtu shkëlqyen edhe ekipet e Abisnet Superiore.

Të gjitha ngelën në klasë, Tani kemi edhe një precedent tjetër me ekipin e Tiranës. Nuk është vetëm klubi i Tiranës, të gjithë si Tirana janë.

Tani duhet të futet SPAK-u në lojë përtë gjitha ekipet dhe tu kontrollojë bilancin dhe sigurimet, unë besoj se nuk do të ketë ekipe futbolli në Shqipëri.

Si i mbajnë klubet pa asnjë aktivitet, me disa mini hotele dhe aktivitete të dyshimta. Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm.

Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua. Qeveria dhe SPAK në aksion për të rregulluar njëherë e mirë sportin në Shqipëri”, shkruan ai.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button