Lajme

“Kap gratë e botës me zor, ik pi ilaçet”, plas sherri mes Beqirit dhe Sulit: Nuk shitem për 5 pare të qelbura! Moderatorja detyrohet të…

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli shtë përfshirë në një debat të ashpër me avokat Idajet Beqirin ndërsa po komentonin zgjedhjet në Himarë në Breaking në Top Neës.

Debati mes tyre degradoi në ofendime të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Beqiri: Është shumë i ngarkuar Marini ditë për ditë, e shoh në dyert e gjykatave edhe në Vlorë edhe këtej, o Marin më dëgjo një herë me vëmendje, ti merr ca atribute që s’të kanë hije

Suli: O idajet me ë që gënjen edhe për emrin tënd, më lër rehat se kam ardhur për Fjorin, jo për ty.

Beqiri: Idajet e di se çfarë do të thotë, do të thotë prijës, udhërrëfyes.

Suli: O Fjori ka mundësi të iki unë?

Dardha: Ju lutem, mos ta kthejmë në personale.

Beqiri: Idajet Beqiri nuk shitet për 5 pare të qelbura të Greqisë.

Suli: Kap gratë e botës me zor.

Beqiri: Po burra jemi ne s’jemi gra si puna jote.

Suli: Shyqyr e pranove.

Beqiri: Marin bëj çik kujdes. Kur vjen ajo veza dhe shikohet humbja.

Suli: Do ta shikosh në datë 5 vezën.

Beqiri: Këtu është e Labërisë.

Suli: Në këtë vapë të madhe zoti Beqiri duhet t’i pijë ilaçet 3 herë në ditë se e ka zënë.

Beqiri: Sot u ktheva nga Himara tek deti i bukur i kthjellët e freskova kokën mirë.

Suli: Tani që detin e administrojnë socialistët është me ujëra të zeza. Kur fut kokën, mos hap gojën. Sot të pastrojmë një copë det që të mos fusësh kokën në fekale./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button