Bota

“Evropa, rajoni me ngrohjen më të shpejtë në botë”, OBSH: Çdo vit më shumë se 175,000 njerëz vdesin!

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, në një raport të funidt ka bërë me dije se më shumë se 175,000 njerëz vdesin nga efektet e nxehtësisë ekstreme çdo vit në Evropë, rajoni me ngrohjen më të shpejtë në botë.

Ndër 489,000 vdekjet e lidhura me nxehtësinë çdo vit të regjistruara nga OBSH midis viteve 2000 dhe 2019, “rajoni evropian përbën 36% (të atyre viktimave), një mesatare prej 176,040 vdekjesh çdo vit” në këtë hapësirë. Rajoni i Evropës sipas raportit po ngrohet më shpejt me një ritëm afërsisht dyfishin e mesatares globale.

“Në të gjithë rajonin dhe 53 shtetet e tij anëtare, njerëzit po paguajnë çmimin përfundimtar,” tha drejtori rajonal Hans Kluge në deklaratën për shtyp. Gjatë 20 viteve të fundit, vdekshmëria nga nxehtësia është rritur atje me 30%.

“Temperaturat ekstreme përkeqësojnë sëmundjet kronike, veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare, respiratore dhe cerebrovaskulare, shëndetin mendor dhe çrregullimet e lidhura me diabetin”, shpjegon OBSH Europe.

Ato gjithashtu shkaktojnë “stres të nxehtësisë”, i cili ndodh kur trupi i njeriut nuk arrin të mbajë një temperaturë midis 36 dhe 37 gradë Celsius, dhe që tani është shkaku kryesor i vdekshmërisë së lidhur me klimën në rajon.

Sipas OBSH-së, numri i vdekjeve nga nxehtësia do të “shpërthejë” në vitet e ardhshme për shkak të ngrohjes globale, e cila është përgjegjëse për rritjen e numrit të valëve të të nxehtit në Evropë në dekadat e fundit.

Sipas organizatës së OKB-së, është e mundur të përballemi me të nxehtin duke adoptuar sjellje të thjeshta: të qëndrojmë në një vend të mbrojtur nga temperaturat e larta, të mbajmë shtëpinë tonë të freskët dhe të hidratohemi rregullisht./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button