Tom Cruise është i hapur për takime të reja romantike por ka një kusht!
Një burim i afërt me aktorin tha se Cruise është duke pritur me durim që personi i duhur të vijë në jetën e tij.
Aktori i njohur Tom Cruise po mendon të zgjerojë familjen e tij. Cruise thuhet se është i interesuar të ketë më shumë fëmijë dhe po kërkon një partnere. Një burim i afërt me aktorin tha për In Touch se Cruise është duke pritur me durim që personi i duhur të vijë në jetën e tij, duke treguar se ai është i hapur për takime të reja. Në fillim të këtij viti, Cruise dhe rusja Elsina i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Tani ai po kërkon një partnere të re, por me kusht që ajo të jetë britanike pasi Cruise shpenzon shumë nga koha e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Ky vend i lejon atij të qëndrojë pranë dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, Isabella, 31 vjeçe dhe Connor, 29, të cilët ai i adoptoi gjatë martesës me Nicole Kidman. Pavarësisht orarit të zënë, Cruise vlerëson kohën që kalon me familjen e tij. Ndërkohë, marrëdhënia e tij me vajzën e tij më të vogël, Suri, 18 vjeçe, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Katie Holmes, mbetet e tensionuar.
Rikujtojmë se ylli i “Mission: Impossible” nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar. Miqtë e tyre kanë bërë të ditur se 61-vjeçari ka përfunduar romancën me trashëgimtaren ruse 36-vjeçare, por që kanë vendosur të qëndrojnë miq pasi jetojnë edhe afër me njëri-tjetrin. Ndërkaq, burimi u shpreh se:
Nuk i ndanë rrugët keq por edhe ta kishin bërë këtë do të ishte e vështirë nëse do të ndesheshin me njëri-tjetrin në ashensor.
Ndarja e dyshes erdhi vetëm disa ditë pasi Cruise kishte takuar fëmijët e Khayrova-s. Ajo ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e mëhershme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve Dmitry Tsvetkov./gsh