Life Style

Brenda shtepive te ish ushtarakeve ne ishullin e Sazanit

Ishulli i Sazanit ruan ende shenjat e jetës së dikurshme nga koha e monizmit, kur aty jetonin dhe shërbenin ish-ushtarakët shqiptarë. Brenda shtëpive të tyre, të cilat janë të pabanuara për më shumë se 30 vite, mund të gjesh ende sende të ndryshme si veshje, enë kuzhine, furrnela vajguri dhe madje edhe lodra fëmijësh. Pavarësisht mungesës së dyerve dhe dritareve, dhomat e shtruara me parket dhe muret e lyera me bojë e të dekoruara janë akoma në gjendje të mirë, dëshmi e kujdesit dhe përkushtimit të dikurshëm të banorëve të ishullit.

Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të vecantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në vitin 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqipëtare do vazhdojë të sherbejë akoma si bazë detare.
Vitet e fundit, ishulli i Sazanit është bërë i aksesueshëm për turistët vendas dhe të huaj. Nuk dihet ende nëse do të vazhdojë të jetë i aksesueshëm në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button