Bota

Anashkalimi i Brexit, Britania mund të hapë kufijtë për të rinjtë nga 18 deri në 30 vjeç

Pavarësisht Brexit, me qeverinë Laburiste, Mbretëria e Bashkuar mund të kthehet të jetë një vend për të rinj europian, ndoshta duke nisur nga ata spanjollë.

Sipas një raportimi nga The Guardian, kryeministri Keir Starmer ka diskutuar së fundmi me homologun socialist spanjoll, Pedro Sanchez, mundësinë e krijimit të një programi të “lëvizshmërisë së të rinjve” që do të lejojnë qytetarët e secilit shtet që të jetojnë, studiojnë dhe punojnë lirisht për një periudhë të kufizuar kohore në territoret respektive.

Prillin e kaluar, kryeministri i athershëm britanik, Rishi Sunak, refuzoi propozimin e ngjashëm nga Bashkimi Europian për të gjithë të rinjt nga 18 deri në 30 vjeç për një periudhë 4 vjeçare.

Tashmë Sanchez e ka ritkhyer përmes një pakti bilateral, duke marrë garancinë nga Starmer se do ta merrte në konsideratë. Kjo është diskutuar gjatë Komunitetit Politik Europian.

Efekti kryesor i Brexit ka qenë ai i dhënies fund të lirisë së lëvizjes për punonjësit nga Bashkimi Europian. Por kjo është kthyer në një boomerang pasi ekonomia britanike po vuan prej kohësh nga mungesa e punonjësve.

Një program i “lëvizshmërisë së të rinjve” po konsiderohet si një zgjidhje e pjesshme e problemit. Mbetet për tu parë nëse pakti që pritet të firmoset me Spanjën të bëhet edhe me shtete të tjera./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button