POP NEW
Pas një gare të ngushtë dhe të fortë, fituesja e edicionit të pestë të “She’s On Top” u shpall…
Edicioni i pestë i “She’s On Top” është mbyllur mes emocionesh dhe një gare të fortë dhe të ngushtë, që në fund pa një fituese.
Ajo ishte Edona Osmanaj, e cila në treshen e fundit finale arriti të “mposhte” Danjan dhe Paulën.
“Kam jashtëzakonisht shumë emocione. Dua t’iu falënderoj të gjithëve. Jeni më të mirët. Edhe dua të them dhe një gjë shumë të rëndësishme. Të dyja vajzat që ishin duke ndejtur me mua tani, janë të dyja fituese bashkë me mua. Kështu që ju dua shumë vajza, jeni më të mirat”, u shpreh Edona.
Përveç bursës që ajo fitoi si fituese e këtij edicioni, Edona gjithashtu u zgjodh si modelja që do të sfilojë në Paris dhe Milano./Top Channel