Ish-këshilltari i Arben Ahmetaj rrëfen aksidentin në Kumanovë: Në timon ishte Klod Mërtiri, u dëmtuam të gjithë, nga Shqipëria erdhi një ambulancë
Një nga dëshmitë të dhënë në SPAK sa i takon lidhjes miqësore të ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj me Klodian Mërtirin janë dhëniet e Artan Gjokajt.
Ky i fundit rezulton të jetë personi me lidhje më të ngushta më Ahmetaj ku ka mbajtur disa poste të rëndësishme dhe me lidhje të ngushta familjare.
Në fashikullin e prokurorisë është rënditur dhe dëshmia e tij sa i takon një episodi të ndodhur në Kumanovë.
Ai ka treguar për një aksident në Kumanovë ku pjesë e bordit të makinës ka qenë edhe ai vetë.
Ai ka treguar se kur kanë ikur në Rumani ka qenë bashkë me Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri dhe kanë udhëtuar me një makine Range Rover, i cili ka qenë makinë me leasing, ngjyrë e errët.
Artan Gjokaj ka treguar se kanë qenë në Selanik për të udhëtuar drejt Rumanisë por që më pas e humbën avionin.
Në të tilla kushte ata vendosën të shkojnë me makinë në drejtim të Bukureshtit.
Pasi kanë qëndruar rreth 3 net në kthim kanë pësuar një aksident në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka treguar së në makinë ka qënë bashkë me Arben Ahmetaj, Leonard Menen dhe Klod Mërtirin, ky i funidt në rolin e shoferit.
Të giithë kanë marrë ndihmë mjekësore në Maqedoninë e Veriut.
Aksidenti ka ndodhur në Kumanovë kurse ndihmën mjekësore fillestare e morën në vendin e ngjarjes.
Pas kësaj ata kanë shkaur në spitalin e Shkupit ku pas dy ditësh ka ardhur një ambulancë nga Shqipëria për ti marrë./oranews.tv