Sportisti australian pret gishtin e tij për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Parisit
Një sportist australian hokeji ka zgjedhur të gjymtojë një pjesë të gishtit të tij për të konkurruar në Lojrat Olimpike të Parisit.
Matt Dawson kishte thyer një nga gishtat e dorës së djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën ne Perth, Australi dy javë më parë, dhe rekuperimi i plotë do të kërkonte disa muaj.
Kështu që 30-vjecari ambicioz gjymtoi në gjysmë gishtin e sëmurë për t’u rikuperuar në kohë për Lojrat Olimike, duke shokuar trajnerin dhe shokët e skuadrës.
Ai pritet të marrë pjesë në ndeshjen e skuadrës së Kookaburras që përballen me Argjentinën të shtunën, vetëm 16 ditë pas plagosjes.
Dawson tha më herët për mediat se thyerja ishte e rëndë aq sa humbi ndjenjat kur pa gushtin e tij në dhomën e zhveshjes.
Megjithëse u paralajmërua nga bashkëshortja të mos bënte gjëra të nxituara, ai zgjodhi gjymtimin e gishtit në mënyrë që koha e rekuperimit të ishte 10 ditë, që të merrte pjesë në olimpiadë.
Kapiteni i skuadrës Aran Zalewski tha se vendimi i kolegut shkaktoi tronditje mes shokëve, por rrjedhimisht ata i dhanë mbështetjen Dawson.
“Ne nuk dinim çfarë të mendonim por u habitën kur ai shkoi në spital për të prerë gishtin e tij pasi të tjerë do të jepnin gjithçka për një pjesë të trupit,” tha ai në konferencën në Paris.
Kjo nuk është hera e parë që Daëson pëson dëmtim të rëndë, teksa thuajse humbi një sy kur u godit nga shkopi i hokejit në lojrat e vitit 2018./LIVING