Në krye të kombëtares dhe për një vit! Sa para do të përfitojë Sylvinho nga rinovimi i kontratës
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri
Dilemat morën fund dhe trajneri Sylvinho rinovoi kontratën me FSHF, për të vazhduar dhe një vit drejtimi ne Kombëtares shqiptare të futbollit.
Por sigurisht, rinovimi i trajnerit dhe stafit të tij, i përbërë nga Dorival dhe Zabaleta, u shoqërua edhe me rritje të pagës. Nëse kontrata e mëparshme kishte vlerë 1,1 milionë euro, nga ku 750 mijë euro i përfitonte trajneri dhe pjesa tjetër ndahej për asistentët, tani shifra është më e lart.
Vlera e përgjithshme e kontratës së re është rreth 1,5 milionë euro. Nga kjo shifër, 1 milionë euro do ti përfitojë trajneri Sylvinho dhe 500 mijë euro do të ndahen mes Dorival dhe Zabaletës. Ndërkohë stafi do të përfitojë bonus të konsiderueshëm nëse arrihet objektivi i kualifikimit në Botërorin 2026.
Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026. Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. / Gazeta shqiptare