Legjenda e futbollit brazilian Zico grabitet në Paris
Zico, i cili ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ka përjetuar një episod aspak të këndshëm.
Sipas “Le Parisien”, në fakt ish-lojtari i Udineses ishte gati të merrte një taksi, ku në bagazhin e pasmë vendosi një çantë me një orë Rolex, bizhuteri diamanti dhe 2 000 dollarë.
Vlera në total ishte rreth 500 mijë dollarë. Një individ ka mundur të shpërqendrojë shoferin duke i dhënë mundësinë bashkëpunëtorit të tij të vidhte çantën e çmuar.
Ka nisur një hetim nga policia për të identifikuar autorët, por fatkeqësisht nuk ka dëshmitarë të ngjarjes. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur “Galinho” po dilte nga hoteli i tij, i cili ndodhej në lagjen 19 të Parisit, në zonën verilindore të kryeqytetit francez.
I mbiquajtur “Pelé i Bardhë”, Zico ishte një nga lojtarët më të mirë të Brazilit në vitet ‘80. Ish-mesfushori sulmues shënoi gjithsej 370 gola me klubin e tij Flamengo midis viteve 1971 dhe 1983 dhe gjithashtu u zhvendos nga Serinë A, duke veshur fanellën e Udineses midis 1983 dhe 1985./OraNews