Life Style

“Ka ende shumë gëzim në botë për t’u jetuar”/ Celine Dion prek me postimin nga Parisi

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Paris pas shumë kohësh, për shkak të Lojërave Olimpike.

Ylli i madh i muzikës pritet të bëjë një rikthim të madh në skenë, pas gati tre vitesh mungesë.

Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Dion shfaqet në Luvër dhe në mbishkrimin e postimit shkruan:

“Sa herë që kthehem në Paris, më kujtohet se ka ende shumë bukuri dhe gëzim në botë për të jetuar. E dua Parisin dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer! Faleminderit miqve tanë të mrekullueshëm në Muzeun e Luvrit!”.

Ndër të tjera ajo është fotografuar edhe përballë skulpturës së Fitores së Samotrakës në muze. Sipas “Page Six”, konfirmohet lajmi se ajo do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button