Kur vetëm njëri prej të dyve pi cigare: Zgjidhje për puthje të ëmbla
Një prej problemeve më të mëdha që hasin njerëzit që pinë cigare është intimiteti me partnerin, veçanërisht kur ky i fundit nuk pi gjithashtu cigare
Sigurisht, zgjidhja më e mirë jo vetëm që partneri të mos ankohet më, por edhe në radhë të parë për shëndetin tënd, është që të heqësh dorë krejtësisht nga cigarja.
Në kushtet kur ke zgjedhur të mos heqësh dorë nga nikotina, por do të shmangështymin e cigares mund të zgjedhësh alternativat pa tym si produktet me ngrohje të tilla si IQOS.
Këto produkte ngrohin fijen e duhanit duke çliruar vetëm nikotinë por pa çliruar tym, gjë që shmang emetimin e mijëra kimikateve të dëmshme që gjenden tek tymi i cigares. Dhe sigurisht, shmang aromën e pakëndshme të tymit të cigares që bëhet bezdisëse për partnerë që nuk pinë cigare.
Një mënyrë, edhe pse jo kaq efektive, do të ishte të lanit gjithmonë dhëmbët përpara një takimi romantik. Edhe në këtë rast aroma e keqe e cigares mbetet, por së paku mund të shoqërohet me një ndjesi freskie menteje.
Të vendosni tek gjuha një ose dy karafilë të tharë është një tjetër mënyrë, për të larguar aromën e keqe të cigares kur keni në plan të takoni partnerin ose partneren.
Aroma e keqe e cigares është e vështirë të largohet, duke qenë se mbetet në rroba dhe në flokë. Megjithatë, aroma mbetet problemi më i vogël i cigares; problemi i saj i vërtetë janë 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin, nga të cilat 100 janë të vërtetuara me shkencë se shkaktojnë sëmundje.
Ndaj është me rëndësi që të hiqni dorë krejtësisht nga cigarja, ose nëse do të vazhdonit të konsumonit duhan, të gjeni mënyra alternative për të marrë nikotinë, pa çliruar tym./Top Channel