“FERRI” në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr!
Në Madrid, turistët dhe banorët po kërkojnë strehim nga nxehtësia e rëndë, ndërsa Spanja përballon valën e dytë të nxehtit të verës me temperaturat që shkojnë deri në 41 gradë Celsius.
Turistët e shumtë që vizitojnë Madridin këto ditë kanë shprehur zhgënjim për vrapën e madhe të nxehtësisë. “Duket sikur nga toka del zjarr,” thonë disa prej tyre.
Një turiste që ka ardhur për një koncert në Madrid ka thënë: “Vapa këtu është mjaft rraskapitëse, mbajmë ujë me vete, por nuk mjafton me këto temperatura.”
Agjencia meteorologjike spanjolle ka njoftuar se temperaturat mund të shkojnë deri në 44 gradë Celsius të premten, në pjesën më të madhe të vendit, për shkak të një mase të ajrit shumë të nxehtë dhe me pluhur që vjen nga Afrika e Veriut./gsh