101 minuta për fitoren e parë në Europë, Egnatia triumfon në Rejkjavik
Egnatia ka rrëmbyer një fitore cinike me avantazhin e një goli në stadiumin “Víkingsvöllur” të Rejkjavikut, përballë vendasve të Vikingur.
Rrogozhinasit iu falën rrjetës së shënuar nga sulmuesi Lorougnon Doukou në minutën e ’33.
Djemtë e Edlir Tetovës ia dolën të menaxhonin rezultatin në pjesën e dytë, ku nuk munguan as inkursionet e rrezikshme në zonë për të tentuar golin e dytë.
Sfida ishte tepër e luftuar në mesfushë, me gjyqtarin që nuk kurseu kartonët, duke akorduar 5 karton të verdhë për lojtarët e Egnatias. Arbitri po ashtu nuk kurseu shtesën, ku nga 7 minuta të shfaqura në tabelë, u la të luhen plot 11 minuta shtesë.
Me këtë fitore në fushën e kundërshtarit, Egnatia kthehet me besim në atdhe dhe në sfidën e kthimit që do të luhet më 1 gusht në “Loro Boriçi” do të synojë kualifikimin në turin e tretë të Conference League./A2 CNN