Lajme
TMERR në Fier/ Familjarët gjejnë 40-vjeçarin të varur, dyshohet se…
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, teksa një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, ku familjarët e kanë gjetur të vetëvarur. Nuk dihet ende se përse 40-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Levan, në vendin e quajtur ‘Ish-SMT’, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë./gsh