Lajme

Ngjarje e rëndë në Bathore, 8-vjeçari bie nga kati i dytë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bathore, ku një 8-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i ndërtesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button