Life Style

Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi fejohet me yllin e Interit, Pavard

Benjamin Pavard, mbrojtësi i njohur i ekipit kombëtar francez, ka shpërndarë lajmin e një ngjarjeje të mrekullueshme në llogarinë e tij në Instagram.

Ai njoftoi të gjithë ndjekësit e tij, për fejesën e tij me modelen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Ylli francez e ndau këtë moment të gëzueshëm përmes një postimi të veçantë në Instagram, ku shfaqet së bashku me të dashurën gjatë ceremonisë së fejesës.

Në postimin e tij të ndarë me ndjekësit, ai shkroi me mbishkrim: “Ajo tha PO”, një referencë emocionale për pranimin e propozimit të tij nga Kleofina.

Fejesa e tyre u zhvillua në Shqipëri, ku Benjamin kërkoi me respekt dhe dashuri dorën e Kleofinës nga babai i saj. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button