I kërkoi bashkëshortit divorcin në “Instagram”/ Shifra marramendëse që mund të fitojë Princesha e Dubait
Përkundër faktit se Sheikha Makhra është një multimilionere dhe ka akses në paratë e pafundme të babait të saj, ka shumë gjasa…
Shenjat nuk janë të mira për biznesmenin Sheikh Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum.
Gruaja e tij prej një viti dhe nëna e fëmijës së tij Sheikha Mahra, vajza e liderit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një postim në llogarinë e saj në “Instagram” njoftoi se ai është i pabesë pasi e tradhton me gra të tjera dhe duke shfrytëzuar të drejtën që i jepte ligji i Sheriatit, ajo u divorcua nga ai.
Këtë njoftim e bëri përmes një postimi në “Instagram”, ku shkaktoi habi tek të gjithë. Tani, përkundër faktit se Sheikha Makhra është një multimilionere dhe ka akses në paratë e pafundme të babait të saj, ka shumë gjasa që ajo të fitojë një pjesë shumë të madhe të pasurisë së burrit të saj tashmë ish-miliarder.
Edhe pse në Dubai, dhe veçanërisht për anëtarët e familjes mbretërore, nuk bëhen të ditura të dhëna për madhësinë e aseteve që zotërojnë, Sheikha Mahra, një influencuese, sipërmarrëse dhe filantrope e njohur Dubai, punon kryesisht si konsulente biznesi dhe për kompanitë e modës dhe pasuria e saj personale vlerësohet në rreth 300 milionë dollarë. Shtojini kësaj edhe faktin që ajo ka akses – nëse e kërkon – në asetet e babait të saj, njësoj si 29 fëmijët e tjerë të tij, me ndryshimin se ajo duket se është fëmija e tij e preferuar, duke shijuar një stil jetese perëndimore, ndryshe nga vajzat e tjera të tij.
Njeriu që princesha zgjodhi një vit më parë për t’u bashkuar jetës së saj, Sheikh Mana, ka një grup gjigant biznesi dhe industrial dhe është i përfshirë në shumë skema si GCI Real Estate Development Company, MM Group of Companies, Dubai Tech dhe AlBarada Trading. Pasuria e tij personale vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë, megjithëse vlerësimet më të besueshme janë ato që e vlerësojnë pasurinë e tij neto në rreth 6 miliardë dollarë.
Sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas pas divorcit?
Gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës që do të japë divorcin. Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është saktësisht në një marrëdhënie ideale, pasi paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje paramartesore që lejon burrin të marrë gra të tjera, kështu që burri mund të “justifikojë” tradhtinë duke thënë se do të martohet me të dashurën e tij.
Megjithatë, rasti që po shqyrtojmë tani është krejt ndryshe. Autoritetet zyrtare të Dubait po heshtin për këtë çështje. Zakonisht divorcet njoftohen fillimisht nga autoritetet, por Sheikha Mahra zgjodhi të “demaskonte” bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ai është “i zënë me gra të tjera”. Duket se do ketë një dakordësi për të finalizuar ndarjen dhe kjo shenjë është në favor të princeshës.
Me fjalë të tjera, marrëveshja paramartesore që kishin nënshkruar parashikonte ekskluzivitet për princeshën, ku së bashku me çdo dëshmi për pabesinë e Shehut, do të përfundojë keq për të. Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një divorc gratë kanë të drejtë për mbështetje financiare të përjetshme nga ish-bashkëshortët e tyre, duke përfshirë një shumë të madhe dhe alimentacion për shpenzimet e jetesës, por edhe për shpenzimet e fëmijëve. Gjykata vendos për shumat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si të ardhurat reale të burrit, nevojat financiare të gruas dhe duke siguruar që gruaja të ruajë të njëjtin standard jetese që gëzonte gjatë martesës.
Përveç kësaj, gruaja ka të drejtë të aseteve të fituara gjatë martesës, që në rastin e Sheikha Mahra do të thotë se ajo do të marrë një pjesë të fitimeve të bizneseve të Sheikh Mana që ka fituar për një vit kur ishin të martuar. Ajo do të jetë e detyruar t’i kthejë, çdo dhuratë që ai i ka bërë gjatë martesës së tyre, por nga ana tjetër ajo ka të drejtë të kërkojë kompensim të konsiderueshëm për dëmet morale dhe psikologjike që i ka shkaktuar i shoqi, duke e çuar në divorc.
Në këtë kompensim parashikohen edhe dëmet që do t’i shkaktohen gruas edhe pas shkurorëzimit. Një tjetër “çelës” është se në kontratat paramartesore që nënshkruhen, shumë shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për gjakblutë, zakonisht specifikohet një masë shtesë kompensimi për rastin e ndarjes.
Juristët me eksperiencë nga Emiratet tregojnë se është shumë herët për të folur për kushtet e divorcit, por gjithsesi Sheikh Mana mund të detyrohet t’i paguajë princeshës dëmshpërblim, i cili mund të shkojë nga gjysma deri në më shumë se 3 miliardë dollarë , në varësi të pasurisë së paluajtshme të bashkëshortit të saj dhe çështjes që do të qëndrojë në sallat e gjyqit të Dubait. / Gazeta shqiptare