Bota

Arabia Saudite me risinë e fundit, B50 makina taksi fluturuese elektrike

Transportuesi kombëtar i Arabisë Saudite, Saudia, do të blejë 50 makina elektrike nga prodhuesi gjerman Lilium NV.

Kjo blerje përfshin edhe një opsion për të dyfishuar numrin e makinave të blera, ndërsa Mbretëria kërkon mënyra të avancuara dhe efikase për të udhëtuar drejt atraksioneve të ndryshme turistike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Marrëveshja e shitjes mes Saudia dhe Lilium u nënshkrua të enjten gjatë një ngjarjeje të organizuar në Gauting, afër Mynihut, ku gjendet edhe selia e Lilium. Ky hap shënon një përpjekje të rëndësishme për të përmirësuar infrastrukturën e transportit dhe për të promovuar turizmin në Arabinë Saudite.

Saudia planifikon të vendosë fluturaket elektrike në disa vende strategjike. Një nga këto vende është Jeddah, ku makinat fluturuese do të përdoren për të transportuar pasagjerë nga qyteti drejt hoteleve në Mekë, duke lehtësuar kështu turizmin fetar.

Përveç Jeddah, makinat fluturuese do të përdoren edhe në kryeqytet, Riad, dhe në rajonin e Detit të Kuq. Në këto zona, ato do të transportojnë njerëz midis aeroporteve dhe projekteve të mëdha turistike që po zhvillohen në vend.

Kjo iniciativë është pjesë e një plani më të gjerë të Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e saj dhe për të promovuar turizmin si një burim të rëndësishëm të ardhurash. Makinat me Lilium pritet të luajnë një rol kyç në këtë strategji, duke ofruar një mënyrë të re dhe inovative për të udhëtuar brenda vendit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button