Lajme

Valteri dhe Blushi përplasen fizikisht në këshillin bashkiak të Tiranës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni këtë pasdite.

Në momentin kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori fjalën për të prezantuar rendin e ditës, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkikaut Veliaj.

Pas kësaj situate, këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valterin kanë debatuar.

Siç raportohet Blushi e ka goditur me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e ka kapur për fyti. 

Menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbledhja u ndërpre.

Sipas informacioneve, Blushi është shoqëruar nga policia.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button