Bota
Republikanët hidhen “në sulm” pas tërheqjes së Biden: Nuk mund të qëndrojë as si President, të japë dorëheqjen menjëherë!
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden të japë dorëheqjen nga detyra menjëherë pasi Presidenti njoftoi se nuk do të kërkonte rizgjedhje.
“Nëse Joe Biden nuk është i përshtatshëm për të kandiduar për President, ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer si President.
Ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, tha Johnson, një republikan i shquar, në një deklaratë të postuar në X./OraNews