Parandalohet krimi i rëndë, arrestohet 48-vjeçari nga Pogradeci! Udhëtonte me taksi drejt Lezhës i armatosur dhe me dy mina
Një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap i armatosur me armë zjarri dhe me dy minina me telekomandë.
48-vjeçari nga Pogradeci po udhëtonte drejt Lezhës me një taksi, ku në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë policia ndaloi për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer 48-vjeçari A. Z.
Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak. Mbi këtë shtetas rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48-vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Top Channel