Freskohet moti/ Priten reshje shiu pasdite, ja si do jenë temperaturat sot
Pritet një tërheqje e lehtë e valës të nxehtë afrikane duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në vendin tonë.
Megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku në intervalin kohor 15:00 deri në orën 19:30 do të gjenerojnë rrebeshe shiu kryesisht në zonat verilindore – juglindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 39 – 40°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./OraNews