Moteli i paguan $2 milionë dëmshpërblim burrit që vdiq nga uji i dushit 70 gradë
Alex Chronis kaloi disa muaj në spital para se të vdiste.
Familjarët e një 76-vjeçari nga Kentucky në SHBA, kanë përfituar 2 milionë dollarë dëmshpërblim për vdekjen e tij, pasi kishte pësuar djegie të gradës së dytë e të tretë nga uji i nxehtë i dushit në një motel.
Sipas dokumenteve të padisë, Alex Chronis shkoi për një natë në hotelin Econo Lodge në 18 nëntor 2021.
Një ditë më vonë ai kishte hyrë në dush dhe menjëherë ishte djegur nga uji i nxehtë që e bëri të rrëzohej në dysheme, ku uji i nxehtë vijonte të derdhej mbi të.
Chronis ishte nxjerrë nga vaska nga dy njerëz që ishin në motel, që ishin alarmuar nga ulërimat e tij të dhimbjes.
Pas aksidentit burri kishte kaluar disa muaj në spital por tragjikisht ndërroi jetë më 19 qershor 2022.
Chronis nuk ishte martuar dhe nuk kishte fëmijë prandaj mbesa e tij paditi për llogari të tij.
Duke folur me rrjetin NBC News, avokati i familjes Chronis, Jeffrey Blankenship, tregonte për plagët
“Ai duhet të kryente rindërtim të lëkurës pasi kishte djegie të thella nga nxehtësia e ujit të dushit,” tha Blankenship.
Urdhri finali gjykatës u dha më 11 korrik ku kërkohej që moteli të paguante në total 2 milionë duke përfshirë shpenzimet mjekësore, tronditjen psikologjike dhe dëme të tjera.
Avokatët mbrojtës pretendonin se Chronis nuk kishte qëndruar fare në atë motel, ndërsa kanë 30 ditë kohë për të apeluar./Top Channel