Akullore me oksid etileni, KLSH: U ndaluan në 47 shtete në 2021, AKU s’i bllokoi në Shqipëri
Në Shqipëri në vitin 2021 janë tregtuar akullore të kontaminuara me oksid etileni, të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme nga kancer leucemi, e deri te ndikimi i aftësisë riprodhuese te meshkujt. Ky “alarm” është ngritur nga kreu i KLSH, Arben Shehu, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Në 27.7.2021 nga sistemi RAS ka informuar shtete të ndryshme me klasifikimin alert notification me prezencën oksid etileni me akulloret e prodhuara në Francë. U zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin RAS 47 shtete, për kontaminimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Më pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”.
13.2 ton akullore me oksid etileni janë tregtuar në Shqipëri Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë. Sipas Shehut konsumimi i këtyre produkteve mund të kenë rritur rastet me kancer në vend.
“Të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi”.
Ky njoftim nga kreu i KLSH zgjoi debate në Komision, ku deputetët demokratët kërkuan hetimin e mëtejshëm.
“Jo vetëm akulloret. E dimë që produktet ushqimore kryesisht zarzavatet i shikoni si janë. Kështu ndodh për çdo produkt. Duhen kontrolluar e ndalur të shkojnë tek konsumatori”, tha Edmond Spaho, deputet i PD.
Ndonëse ndaj AKU janë lënë një sërë rekomandimesh për tu zbatuar sa i përket mungesës së kontrollove në treg. KLSH theksoi se një raport analize do kërkohet për moszbatimin e tyre./A2 CNN