Bota
Lëkundet Nju Jorku, meteori kalon pranë Statujës së Lirisë
Një meteor fluturoi mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork përpara se të shpërbëhej rreth 46 km mbi qendrën e qytetit të Manhatanit të martën në mëngjes.
“Meteori, duke udhëtuar me 54717 km/orë, ndoqi një trajektore të pjerrët dhe kaloi mbi Statujën e Lirisë dhe u shpërbë 46 km mbi Midtown Manhattan”, thuhet në një postim të NASA-s në Facebook.
Sipas NASA-s banorët raportuan se ndjenë një dridhje dhe dëgjuan një shpërthim të fortë si pasojë e meteorit që kaloi mbi Nju Jork rreth orës 11:15.
Në të njëjtën kohë njujorkezët raportuan se kishin parë një top flake që përshkoi qiellin dhe ndjenë se toka u tund pak nën këmbët e tyre./SYRI.net