Ata që mund të gjejnë monedhën 20-cent mes 1-centëve të pavlefshëm, kanë shikimin dhe ‘frymën e biznesit’ më të mprehtë
Testoni shikimin tuaj dhe vigjilencën ndaj parave me këtë iluzion intrigues optik, ku mes dhjetra monedhave ‘të pavlefshme’ prej një peni britanik, fshihet dhe një 2-centëshe që ‘ia bën të vlejë’ këmbënguljen tuaj.
20-tëshja është e fshehur mes monedhave të vogla të bakrit dhe megjithëse duhet të ishte në ngjyrë të bardhë, është paksa e pisët dhe nuk duhet qartë nëse nuk i kushton vëmendjen e duhur.
Përdoruesit e rrjetit Reddit pranonin se nuk ishte e thjeshtë.
“E gjeta por ishte më e vështirë nga sa mendohej,” komentonte një prej tyre.
“Vetëm fakti që ishte në qendër e bënte më të vështirë për shumë prej tyre”, shkruante një tjetër.
Nëse nuk arrini ta gjeni përgjigjen e keni në foton ku monedha 20-të është e rrethuar me të kuqe.
Në fotogaleri do të gjeni edhe të tjera iluzione që zbavisin e stërvisin mendjen e shqisat tuaja, shkruan rrjeti britanik The Sun./Top Channel