Lajme

Evi Kokalari rrëfen kërcënimet, presionet politike, shantazhet me foto dhe audio dhe tmerrin që ka përfshirë kampin…

Evi Kokalari rrëfen kërcënimet, presionet politike, shantazhet me foto dhe audio dhe tmerrin që ka përfshirë kampin blu, ja skema e fshehtë e Sali Berishës dhe njerëzve të tij për të mbajtur me forcë PD

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka hedhur një lumë akuzash të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe njerëzve pranë tij, duke zbuluar një skemë të fshehtë presionesh dhe shantazhesh. Ajo thotë se sulmet e ditëve të fundit nuk janë rastësore, por një strategji e menduar për ta goditur dhe për ta nxjerrë jashtë loje. Kokalari tregon se është kërcënuar me foto dhe audio të dyshimta, të cilat sipas saj janë marrë në mënyrë të paligjshme për t’i bërë presion politik. Sipas saj, padi të çmendura dhe sulme mediatike janë pjesë e të njëjtës lojë të orkestruar. Ajo thekson se këto metoda dëshmojnë panikun e kampit blu, i cili, siç shprehet, po e ndien se PD po u ikën nga duart. Kokalari e quan këtë një “luftë të ndyrë” që nuk do ta ndalojë në betejën e saj për reformimin e opozitës.

Në rrëfimin e saj, ajo paralajmëron se askush nuk do ta detyrojë të tërhiqet, përkundrazi, shantazhet do të kthehen në bumerang për ata që i kanë shpikur. Sipas saj, koha e gjobitjeve politike dhe e presioneve kriminale po merr fund, dhe opozita e re që ajo projekton do të jetë larg këtyre metodave. Kokalari i bën të qartë Berishës dhe ithtarëve të tij se nuk ka më shqiptarë që “e hanë” këtë lojë, ndërsa thekson se ligji i ardhshëm kundër shantazheve do të mbajë emrin e atyre që sot përpiqen ta godasin. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të zonjës Kokalari në rrjetet sociale, ndërkohë që sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button