Life Style

Në këtë të nxehtë afrikan më mirë një dush i ftohtë apo i ngrohtë?

Evropa po përjeton një valë të jashtëzakonshme të nxehti, shkruan il messaggero.it.

Ndër strategjitë e ndryshme për të luftuar të nxehtin, një nga pyetjet më të shpeshta ka të bëjë me dushin: a është më mirë një dush i ftohtë apo një dush i nxehtë?

Ndërsa përgjigjja mund të duket e qartë, provat shkencore dhe fiziologjike tregojnë një histori tjetër. Ja se cili lloj dushi është më efektiv për t’u përballur me temperaturat e larta dhe pse.

Intuita e parë kur kemi shumë vapë është bërja e një dush të ftohtë për të ulur shpejt temperaturën e trupit, por kjo metodë mund të jetë kundërproduktive.

Kur bëni një dush të ftohtë, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen, duke zvogëluar aftësinë e trupit tuaj për të humbur nxehtësinë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Ky proces komprometon një nga mekanizmat kryesorë të trupit për ftohjen e vetvetes: rrjedhjen e gjakut në lëkurë. Pra, pas një dushi me ujë të ftohtë, trupi do të përpiqet të ngrohet sërish, duke na bërë të ndihemi edhe më të nxehtë se më parë.

Duket paradoksale, por një dush i vakët apo i nxehtë mund të jetë zgjidhja më e mirë për t’u freskuar gjatë vapës së verës. Uji i ngrohtë ndihmon në rritjen e rrjedhjes së gjakut në lëkurë, duke përmirësuar shpërndarjen e nxehtësisë.

Një dush i nxehtë ose i vakët mund të jetë edhe më efektiv, edhe pse më pak miqësor ndaj mjedisit. Dushi i nxehtë nxit relaksimin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe redukton tensionin e muskujve.

Për më tepër, nxehtësia zgjeron enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin dhe duke ulur ngurtësinë arteriale, një element thelbësor në parandalimin e problemeve kardiovaskulare./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button