Sport

Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës!

Xherdan Shaqiri e mbyll me kombëtaren e Zvicrës. Sulmuesi nga Gjilani zhvilloi 125 ndeshje me helvetët, duke realizuar 32 gola në total. Me fanellën e Zvicrës mbi supe, 32-vjeçari shkroi historinë duke u bërë i pari futbollist që arrin të shënojë në 6 turne të mëdhenj radhazi.

Shaqiri gjeti golin në Kupën e Botës Brazil 2014, Euro 2016, Botërorin Rusi 2018, Euro 2020, Kupën e Botës Katar 2022 si dhe në Gjermani 2024. Rekordi i jashtëzakonshëm i lojtarit shqiptar erdhi falë golit fantastik që realizoi përballë Skocisë në grupin A të Euro 2024.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, sulmuesi i Chicago Fire në MLS, elitën e futbollit amerikan, shkruan: “Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar.

Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkruan Xherdan Shaqiri, një emër i rëndësishëm në historinë e futbollit helvet./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button