Sport

Spanjë-Angli/ Yamal nuk mund të luajë në kohën shtesë, ja arsyeja

Lamine Yamal është super talenti që ka spikatur në “Euro 2024”.

Tabloidi britanik “The Sun” së fundmi shkruan një lajm interesant për 17-vjeçarin, i cili sipas ligjit gjerman nuk mund të luajë përtej orës 23:00 ditën e diel.

Ligji në Gjermani thotë se një person nën 18 vjeç nuk mund të punojë të dielën pas këtij orari dhe nëse ndeshja do të shkojë në kohën shtesë, Spanja duhet ta zëvendësojë ose të paguajë një gjobë prej 30 mijë eurosh.

Media e njohur angleze dhe tifozët britanikë shpresojnë që iberikët të mos i thyejnë ligjet dhe ta ulin në stol talentin nëse ndeshja do të shkojë në shtesë.

Yamal shënoi super gol në gjysmëfinalen ndaj Francës duke ndihmuar ekipin e tij që të përmbyste shifrat.

Anglia shpreson që ai të mos jetë në ditën e tij më të mirë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button