Rrëmbehet dhe vritet vajza e mitur në Francë, arrestohet partneri i nënës
Një vajzë 6-vjeçare është rrëmbyer dhe vrarë mbrëmjen e djeshme në një pyll në Normandi nga i dashuri i nënës së saj, i cili u arrestua pas një nate në arrati.
Alarmi për rrëmbimin, i cili mobilizoi mbi njëqind xhandarë, u aktivizua rreth mesnatës, deri në orën 2:00 të mëngjesit pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës së vogël pranë Saint Martin de l’If, në departamentin Seine-Maritime
Burri u arrestua rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim policor, thuhet nga xhandarmëria.
Célya ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Saint-Martin-de-l’If, rreth njëzet km në veri-perëndim të Rouen-it, pak para orës 18:00 të ditës së djeshme pas një sherri mes nënës së vajzës dhe partnerit të saj.
Burri, sipas rrëfimit të gruas, e kishte sulmuar me thikë dhe ajo kishte arritur të arratisej nga shtëpia, por partneri i saj kishte mbetur në shtëpi me fëmijën. Por kur oficerët arritën në shtëpi e gjetën atë bosh.
Për kërkimet u aktivizuan edhe një ekip qensh dhe një helikopter. Burri nuk ishte denoncuar asnjëherë për dhunë në familje, por sipas një burimi pranë hetimit ai ishte tashmë i njohur për drejtësinë./OraNews