Çfarë i ka ndodhur? Ish-banorja e BBV3 shfaqet me dorën e fashuar
Edhe pse “Big Brother VIP 3” ka pak kohë që ka përfunduar, ish-banorët vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes”
Edhe pse “Big Brother VIP3” ka pak kohë që ka përfunduar, ish-banorët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.
Ledjona Xheladinaj është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale dhe herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ajo ka ndarë disa foto e video në “Instagram”. Në një nga postimet e saj, ndjekësit kanë vënë re se njërën dorë e ka të fashuar.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Ledjona është pyetur pikërisht se ‘çfarë i ka dora?’, duke i uruar gjithashtu të shkuara.
Gazetarja zbulon se nuk është vrarë, thjeshtë një kontraktim damarësh.
“Nuk jam vrarë, thjeshtë një kontraktim damarësh që po përmirësohet fatmirësisht”, i është përgjigjur ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndjekësit. / Gazeta shqiptare