“Shita makinën për të paguar 4 ditë…”/ Robert Berisha ironi për pushimet në jug
Këngëtari i njohur, Robert Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë
Këngëtari i njohur, Robert Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë.
Mirëpo siç duket moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.
Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.
“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë, në Shqipëri, se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlong me i paguar, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlong me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”.
/gsh