Bota

Rrëzohet një aeroplan rus në afërsi të Moskës, ndërron jetë i gjithë ekuipazhi

Autoritetet ruse në rajonin e Moskës njoftuan më 12 korrik se një aeroplan udhëtarësh, Sukhoi Superjet 100, u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus.

Si pasojë, që të gjithë tre anëtarët e ekuipazhit në bord humbën jetën, thanë zyrtarët. Aeroplani ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.

Aeroplani, i ndërtuar më 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia. Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.

Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button